image Nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në këto vende

Sociale

Nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në këto vende

news image

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në disa lokalitete të vendit.

Këto ndërprerje, sipas KEDS-it, do të bëhen për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit.

Ky është orari sipas rajoneve të vendit:

Rajoni i Prishtinës

1.

NS 110/10kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

NS 10/0.4 kV Matiçani 2 (kodi: 19000041005) prej orës 10:30 – 15:00

Vendet: Rr. Muharrem Fejza dhe rr. Arif Rama.

Arsyeja: Punime në Projektin Instalimi i daljes së re të tensionit të ulët TS Matiçani 2.

2.

TS 35/10kV Fushë- Kosova II  do të ndërprehet:

Dalja 10KV Miradi e Epërme (Kodi: 15018019) prej orës 10:30 deri në ora 14:30.

Vendet: Miradi e Epërme.

Arsyeja: Punime ne projektin Instalimi i TS-it të Ri në NS Miradi e Epërme.

Rajoni i Pejës

1.

TS 110/10kV Klina do të ndërprehet:

Degëzimi 10kV (Kodi 52000002025, 026, 027, 028, 029, 030, 021, 022, 035.) nga ora 11:00 deri në ora 14:00

Vendet: fshati Zllakuqan.

Arsyeja: Ndërrimi i shtyllës së tensionit të mesëm në Zllakuqan te Kisha katolike.

2.

Nga TS 35/10kV Klina do të ndërprehet:

LP 10kV Klina III (kodi: 52056001) prej 10:30 deri në ora 12:30

Vendet: Lagjja Somoni, rr. Jusuf Gërvalla, Sheshi Nëna Tëreze, Sheshi Faruk Elezi, rr. Drini i Bardhë, Qendra e regjistrimit civil, rr. Abedin Rexha. rr. Elena Gjika, Motel Nora, rr.e Gjimnazit, Spitali Nëna Tëreze, Shkollat e mesme “Luigj Gurakuqi” dhe “Fehmi Agani”, Lagjja Perlina dhe Lagjja Haxhaj.

Arsyeja: Tërheqje e grupit matës kontrollues nga TS Klinë.

3.

TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Lumbardhi (Kodi 53000005) nga ora 12:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Lluka e Epërme, Lluke Gecaj, Pozhari, Gllogjan, Shaptej, Lumbardh, Irzniq, Ratishë, Gramaqel dhe  Maznik.

Arsyeja: Përgatitja e  energjizimit të SSh në Irzniq.

Rajoni i Prizrenit

1.

TS  35/10kV Pirana do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Hasi 2 (Kodi: 30034003)  prej orës 10:00 deri në ora 12:00

Vendet: Lubizhda, Bregdrini, Lukia, Romaj, Kuzhnini, Dedaj, Kabashi dhe Rizam Holding.

Arsyeja: Ndërrimi i shtyllës së thyer në fshatin Kushnin./Gazeta Sinjali/