image Nesër do të bëhet eleminimi i brejtësve në Prishtinë, ky është orari i deratizimit nëpër lagje

Kosovë

Njoftim/ Nesër do të bëhet eleminimi i brejtësve në Prishtinë, ky është orari i deratizimit nëpër lagje

news image

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga nesër do të fillojë procesi i deratizimit pranveror (eleminimit të brejtësve) i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve dhe garazhave publike nëpër lagjet e Prishtinës.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në faqen e Komunës së Prishtinës në Facebook.

“Ky process ka për qëllim ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të qytetarëve përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ky është postimi i plotë i komunës, ku tregon për orarin e deratizimit të garazheve nëpër lagje:

Të martën, me 28 Prill fillon procesi i deratizimit pranveror (eleminimit të brejtësve) i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve dhe garazhave publike nëpër lagjet e Prishtinës.

Ky process ka për qëllim ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të qytetarëve përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve.

Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë aktivitet është shumë i rëndësishëm. Prandaj, lusim qytetarët të na përkrahin në mënyrë që ky aktivitet të realizohet me sukses.

Kërkohet nga qytetarët që ti hapin dyert e podrumeve dhe garazhave në mënyrë që të sigurohet qasje e lehtë në këto hapësira, derisa monitorimi i këtij procesi do të jetë i vazhdueshëm.

Orari i deratizimit të garazheve nëpër lagje:

28 Prill – 1 Maj/ Lakërishte dhe Dardani

2 – 5 Maj/ Ulpiana

6 – 9 Maj/ Kodra e Diellit, Aktashi

11 – 12 Maj/ Qendra e qytetit me garazha

13 – 14 Maj/ Vellusha , Blloku I I-rë, dhe i II-të,Tophane, Ndërtesat te Fusha e Pajtimit

15 Maj/ Trajtim plotësues

Orari i deratizimit të rrjetit të kanalizimit nëpër lagje:

28 Prill / Sofali

29 Prill/ Taslixhe

30 Prill/ Velani

1 Maj/ Kodra e Diellit (Zona Lindore)

2 Maj/ Kodra e Diellit (Zona Qendrore)

4 Maj/ Kodra e Diellit (Zona Perëndimore) & Aktashi

5 Maj/ Lagjja e spitalit

6 Maj/ Rruga për Gërmi dhe Rr. Gazmend Zajmi (ish Dubrovniku)

7 Maj/ Rr. “Haxhi Zeka” (ish Proleterit) dhe rruga për Gërmi

8 Maj/ Zona në mes rrugës Haxhi Zeka (ish Proleterit ) dhe Rr.Bajram Bahtiri

9 Maj/ Kodra e Trimave ana e djathtë e rrugës Vëllezërit Fazliu

11 Maj/ Kodra e Trimave nga ana e majtë e rrugës Vëllezërit Fazliu

12 Maj/ Tophane dhe Arbëria

13 Maj/ Ulpiana dhe Emshiri

14 Maj/ Dardania dhe Lakrishtja

15 Maj/ Qendra e qytetit