image Nëse vazhdon rritja e të shtruarve në spitale, Anglia planifikon karantinim në tetor

Evropë

Nëse vazhdon rritja e të shtruarve në spitale, Anglia planifikon karantinim në tetor

news image

Një karantim dyjavor në tetor mund të zbatohet nëse të infektuarit me COVID-19 që shtrihen në spitale vazhdojnë të rriten në Mbretërinë e Bashkuar.

Një anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat (Sage) i tha gazetës Mirror se Anglia do të prekë kulmin e infektimeve dhe shtrimeve në spital dhe ky shqetësim po rritet se shërbimi shëndetësor do të përballet me mbingarkesë.

“Do të ishte e arsyeshme të kishim plane emergjente, dhe nëse kërkohet një bllokim, ta kalojmë atë në mënyrë që të ketë ndikim minimal ekonomik dhe shoqëror.” tha burimi i Sage për gazetën.

Ministri i Shëndetësisë, Nadhim Zahawi, ka thënë se nëse zyrtarët kryesorë mjekësorë të Mbretërisë së Bashkuar e miratojnë atë, Qeveria është e përgatitur të fillojë të japë vaksina për fëmijët e moshave 12 deri në 15 vjeç. Mes frikës se rastet e gripit të dimrit mund të komplikojnë presionin mbi Shërbimin Shëndetësorë Kombëtarë (NHS), ai tha se dozat shtesë të vaksinave anti-COVID-19 mund të jepen në të njëjtën kohë me ato të gripit, raporton Mirror.

Boris Johnson gjithashtu thuhet se është gati të ri-prezantojë mbajtjen e maskave dhe kufizimet e distancës sociale në hapësirat publike dhe në transport.  Rreth 43.4 milion njerëzve u janë dhënë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19, tha Qeveria, por shtrimet në spitale kanë mbetur vazhdimisht mbi 900-në ditë, kohët e fundit. /GazetaSinjali/