image "Nëse Ronaldo do të kthehej në Madrid, 80 mijë tifozë do të pushtonin Bernabeun"

Futboll

Futboll/ “Nëse Ronaldo do të kthehej në Madrid, 80 mijë tifozë do të pushtonin Bernabeun”

news image

Mbetet vetëm një ëndërr për tifozët e Realit por sikur Ronaldo të kthehej në Madrid Bernabeu sipas Pedrerol do të mbushej në prezantimin e 35 vjeçarit

Ndonëse Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund aventurës me Real Madridin, këtë sezon janë shtuar shumë zërat për një rikthim në “Santiago Bernabeu”, sidomos pas pranisë në “El Clasico”, ku mbështeti skuadrën e zemrës.

Gazetari që për shumë vite ka intervistuar Ronaldon, dhe udhëheqësi i El Chirigutio de Jugones, Josep Pedrero, nuk ka asnjë dyshim se Santiago Bernabeu nuk do t’i kishte zënë tifozët që do të donin ta shikonin prezantimin e rikthimit të lojtarit më të mirë në histori të klubit.

“Nëse Ronaldo do të kthehej, do t’i kishte 80 mijë persona në prezantim”, tha ai.

“Por, nuk mendoj se Ronaldo do të kthehet”.

CR7 e ka veshur fanellën e Realit për nëntë sezone, para se në vitin 2018 të transferohet te Juventusi. Ai u largua për shkak të mosmarrëveshjeve me Florentino Perez dhe disa anëtarëve të bordit të klubit, të cilët mendonin se s’mund t’i dhurojë më shumë Realit.

Ronaldo ka zhvilluar 438 ndeshje me fanellën e Realit duke shënuar 450 gola.