image Verrati: Të jemi 100 për qind në formë që ta vulosim kualifikimin

Futboll

Verrati: Të jemi 100 për qind në formë që ta vulosim kualifikimin

news image

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti thotë se gjigantët francezë duhet të jenë 100 për qind të gatshëm për të vulosur kualifikimin në Champions League kundër Real Madrid të mërkurën.

Liderët e Ligue 1 shkojnë në Santiago Bernabeu me një epërsi 1-0 në ndeshjen e parë pas fitores së mrekullueshëm, ku protagonisti kryesor ishte Kylian Mbappe-së në Parc des Princes.

Por Verratti u ka kërkuar bashkëlojtarëve të tij që të harrojnë triumfin e tyre në ndeshjen e parë dhe thotë se PSG do të ngecë nëse ata performojnë më pak se 100 për qind.

Nuk mendoj se mund të mendojmë shumë për ndeshjen e parë dhe rezultatin”, tha italiani.

Është sikur kemi luajtur pjesën e parë dhe kemi ende pjesën e dytë për të luajtur“, shtoi tutje.

Ne kemi një avantazh të vogël, por kjo nuk do të thotë asgjë. Ne nuk mund të kërkojmë vetëm të mbrohemi, veçanërisht sepse ky nuk është stili ynë i lojës. Ne nuk dimë si ta bëjmë këtë“, vijoi tutje italiani.

Ne do të duhet të përpiqemi të luajmë lojën tonë, qoftë mendërisht apo teknikisht, ne duhet të bëjmë më të mirën për të bërë një paraqitje të madhe, sepse kundër Madridit, 80 për qind nuk do të jetë e mjaftueshme. Ata nuk do të na japin asgjë falas. Ne do të duhet të fitojmë kualifikimin dhe [ne do të] shkojmë atje për të fituar“, përfundoi mesfushori italian.

Madridi nuk arriti të regjistrojë asnjë gjuajtje në portë në Paris, vetëm hera e dytë që ata e kanë bërë këtë në Champions League që nga sezoni 2003-04.

/GazetaSinjaliSporit/