image "Nëse paga minimale është 250€, atëherë ajo maksimale duhet të jetë 500 për të gjithë" - Përgjigjen qytetarët për vendimin e Qeverisë

Kosovë

“Nëse paga minimale është 250€, atëherë ajo maksimale duhet të jetë 500 për të gjithë” – Përgjigjen qytetarët për vendimin e Qeverisë

news image

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale, në 264 euro bruto, apo 250 euro neto. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 300 mijë punëtorë.

Pas miratimit të projektligjit, Gazeta Sinjali ka realizuar një anketë në faqen në Facebook, ku ka pyetur lexuesit se “A mjafton paga minimale 250 euro?”.

145 persona janë përgjigjur se paga minimale prej 250 euro nuk është e mjaftueshme, ndërkohë vetëm 30 persona kanë rënë dakord se kjo pagë është e mjaftueshme.

Krahas përgjigjes në anketën e realizuar nga Sinjali, lexuesit kanë komentuar, duke shprehur mendimet e tyre lidhur me vendimin për pagën minimale.

Njëri nga lexuesit ka ironizuar me vendimin e kryeministrit Kurti duke u shprehur se: “Sodush dalin per kafe e cigare edhe autobusi tej npun me shku boll osht bravo kryeminister veq perpara me gjipa tziiiii”.

Një tjetër ka shkruar se: “Nese qenka ne rregull paga min 250€ atëherë edhe rroga max duhët te jetë për te gjithë 500 deri 600€ të shkojm për të gjthë të barabartë!”.

Derisa sipas një qytetari përgjigja është: “JO. Nese per nje kamion derrasa nje mik i jem ka pagu perpara TVSH 4000 euro, sot pagun 6500. As 500 euro nuk mjafton. I ka rrite cmimet e tatimet”.

Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar nga viti 2011, ndërkohë sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat paga minimale në vend është më e ulëta në Evropë.

Anketa e Sinjalit është ende e hapur për të gjithë ata që duan të shprehin mendimin e tyre rreth kësaj çështjeje.

/GazetaSinjali/