image “Nëse i merr 100 mijë, a do ta shmangte”, pyetja e Bancroft pasi Grenell i referohet Merdares si kufi - Sinjali

“Nëse i merr 100 mijë, a do ta shmangte”, pyetja e Bancroft pasi Grenell i referohet Merdares si kufi

news image

Shkrimtari Ian Bancroft i cili merret edhe me zhvillimet politike në Kosovë, ka reaguar për vizitën që ka bërë ish-emisari i Trump, Richard Grenell, në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Bancroft ka theksuar referimin e Grenellit për Merdarin si kufi në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe jo me ndonjë terminologji tjetër.

Ai ka pyetur se nëse Grenell do të paguhej 100 mijë dollarë nga Serbia në baza mujore për lobim, atëherë a do të shmangte që t’i referohet Merdares si kufi mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse Grenell do të paguhej 100 mijë për muaj për të lobuar për Serbinë, mendoni që do të shmangte që t’i referohet [Merdares] si një kufi”, ka shkruar Bancroft.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: