Drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë është duke e kërkuar Ramadan Sopajn nga fshati Janqishtë e Malishevës, ndaj të cilit ka urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe asaj në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të policisë, Sopaj është i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim.
65-vjeçari kërkohet për dërgim në vuajtje të dënimit për veprat penale “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare” dhe “sulm seksual”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e policisë për bashkëpunim.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 029 269 007 -S.Policor Malishevë – Drejtoria Rajonale Gjakovë
- E-mail adresa: [email protected]./Gazeta Sinjali/