image Nëse e shihni këtë person nga Peja, lajmrojeni policinë, kërkohet për 2 vrasje të rënda

Kosovë

Siguri/ Nëse e shihni këtë person nga Peja, lajmrojeni policinë, kërkohet për 2 vrasje të rënda

news image

Policia e Pejës po e kërkon Adem (Isuf) Helshani, 45 vjeç nga Ozrimi i Pejës, i pandehur për 2 vrasje të rënda, 3 vrasje në tentativë, lëndim të rëndë trupor dhe lëndim të lehtë trupor.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./ Gazeta Sinjali/