image Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni urgjentisht Policinë e Kosovës

Kosovë

Siguri/ Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni urgjentisht Policinë e Kosovës

news image

Policia e Kosovës është në kërkim të Bashkim Hotit, i dyshuar për tri raste të veprës penale “Mashtrim”, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate, Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për ta arrestuar personin e kërkuar.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë –

E-mail adresa: [email protected]