Nëse keni shtuar disa kilogramë gjatë festave dhe vazhdimisht ndiheni të fryrë, e të lodhur, atëherë ka ardhur momenti ta provoni një dietë detox.
Një regjim ushqimor për të pastruar organizmin nga të gjitha toksinat e akumuluara për shkak të ushqimeve jo të shëndetshme.
Një detox i shkurtër i jep organizmit një pastrim të brendshëm në nivel të thellë qelizor. Ky eliminim i toksinave në organizëm bëhet përmes mëlçisë, veshkave, sistemit limfatik, mushkërive dhe lëkurës.
Shembulli i një diete detox
Për mëngjes: Është mirë të hani mëngjesin me një lëng frutash e perimesh, me një lugë të vogël mjaltë dhe dy feta bukë integrale.
Gjatë paradites pini dy filxhan çaj jeshil dhe një lëng të shtrydhur agrumesh.
Për drekë: Një supë perimesh me rreth 300 gram perime, mundësisht të papërpunuara dhe të gatuara me pak lëng limoni.
Pasditja: Një tjetër lëng agrumesh dhe dy filxhan çaj jeshil, të ëmbëlsuar me një lugë mjaltë. Dhe para darkës një tjetër lëng frutash si ai i mëngjesit.
Për darkë: Një tjetër sasi prej 300 gram perimesh të zjera apo të papërpunuara, me pak vaj ekstra të virgjër, lëng limoni, kripë.