Peshë mund të humbni pa iu nënshtruar një diete apo pa shkuar në palestër. Kjo teori mbështetet edhe nga themeluesi i Nutrition Facts, Michael Greger, sipas të cilit humbja e peshës është absolutisht e mundshme falë shkencës.
Greger në librin e tij të ri “Shkenca themelore e shëndetit dhe humbja e përhershme e peshës”, shpjegon pesë mënyrat e dobësimit që kanë baza shkencore e që nuk duhet t’iu nënshtroheni dietës apo palestrës, transmeton Gazeta Sinjali.
Ja cilat janë ato pesë gjëra që duhet t’i bëni nëse dëshironi të dobësoheni:
Konsumoni ujë para ushqimit
“Pirja e një gote ujë katër herë në ditë ndihmon në eliminimin e pothuajse 100 kalorive shtesë. Edhe më mirë nëse është ujë i ftohtë, i cili më tej rrit metabolizmin pasi trupi duhet të punojë për ta sjellë lëngun në temperaturën e trupit”, thotë Greger.
Zgjidhni një antipastë “inteligjente”
Të ulesh në tryezë dhe të fillosh me një mollë, një sallatë ose një supë të lëngshme me bazë perimesh është një pikënisje e shkëlqyeshme për të kontrolluar kaloritë. Kjo strategji funksionon gjithmonë nëse ju e kufizoni veten në sasi apo në preferencat tuaja!
Përdorni uthull molle
“Uthulla është përdorur në mjekësi që nga kohërat e lashta”, shkruan Greger. Në fakt, uthulla ka shërbyer si ilaç popullor për diabetin. Për qëllim të humbjes së peshës, kjo është e rëndësishme sepse niveli i sheqerit që luhatet në gjak është arsyeja që gjatë një dite, mund të ju bëjë që të braktisni zakonet e shëndetshme për të hyrë në ushqimin e bollshëm apo të pa shëndetshëm.
Mos hani kurrë para telefonit apo televizorit
Mos hani ndërsa shikoni TV ose përdorni telefonin sepse shpërqendrimi jua shtyn të hani më shumë”, thekson autori i librit.
Hani ngadalë
Duhen 20 minuta të plota që të konsumoni një vakt dhe kjo është kaq thelbësore.
“Studimet kanë treguar që pavarësisht se sa kohë përtypim ushqim, të kesh kohë shtesë për të ngrënë mund të çojë në konsum të ulur kalorik”, shkruan Greger.
Përkushtimi 20 minuta për çdo vakt ju lejon të arrini natyrshëm ndjenjën e ngopjes, duke u ngritur nga tryeza më të ngopur, por që në fakt ju keni ngrënë më pak./Gazeta Sinjali/