COVID-19

Të infektuar

4715

Të shëruar

2227

Të vdekur

101

“Neptun” frymëzon mashtrim për konsumatorët

news image

“Neptun frymëzon hare” është motoja e kompanisë së paisjeve elektroshtëpiake në Kosovë.

Por, ky mision nuk po zbatohet në praktikë në raport me konsumatorët. Në vend të haresë blerësit po “shpërblehen” me hidhërim pasi po përballen me mashtrime nga kjo kompani përmes reklamave joreale, në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konsumatorit.

Një qytetar nga Mitrovica e ka njoftuar sot gazetën Sinjali se është lajthitur nga kompania NEPTUN Kosova dyqani në Mitrovicë, gjatë blerjes së një artikulli shtëpiak.
Sipas tij, reklama e vendosur në mjediset e kësaj kompanie për afatin e garancisë së pruduktit, ka shpërputhje me garancinë që i është dhënë atij, me rastin e blerjes së artikullit

“Vendosa me e ble këtë tv për faktin se mbishkrimi në stok tregonte se tv shitet me garancion 60 muaj. E bëra pagesën dhe mora faturën pa e kontrolluar shumë dhe gjatë rrugës më telefonoi shitësi ku më njoftoi se është bërë një gabim kinse që nga dita e djeshme kemi marr njoftim se garancioni më nuk vlen 60 muaj por vetëm 24 muaj dhe vetëm atëherë e kuptova se edhe fatura më është lëshuar me 24 muaj.”, ka theksuar për gazetën sinjalizuesi që ka dashur të mbetet anonim.

Ai ka ofruar edhe dëshmitë për këtë mashtrim

Blerësi e ka njoftuar gazetën se shitësi ia ka ofruar mundësinë e ndërrimit të TV me një tjetër artikull që kishte garanci 60 muaj, por me kushte të veçanta pagese.
Lidhur me këtë çështje, “Sinjali” ka provuar të kontaktojë zyrtarët e Neptun Kosova, përmes numrit kontaktues të vendosur në ueb faqen e kësaj kompanie, por kontakti ka qenë i pamundur. /Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: