image Nëntë të infektuar me Covid-19 sot nga Shtimja, të gjithë vijnë nga një fshat

Kosovë

Njoftim/ Nëntë të infektuar me Covid-19 sot nga Shtimja, të gjithë vijnë nga një fshat

news image

Edhe 9 raste të reja janë konfirmuar sonte me koronavirus në Shtime.

Kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli ka konfirmuar se të gjithë rastet e sotme vijnë nga një fshat, ai i Pjetërshticës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sonte në orët e vona nëpërmjet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kemi marrur informatën së 9 raste të reja të konfirmuara me virusin COVID-19 janë në fshatin Pjetërshticë – Shtime”, ka shkruar Ismajli në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin kontaktin me njerëz.

“Qytetarë të nderuar ju lutem, qëndroni në shtëpi, të vazhdojmë respektimin e rregullave dhe t’i përmbahemi, bëni kujdesin maksimal për shëndetin tuaj”, ka përfunduar Ismajli./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/pdknaimismajli/posts/1265586453832736?__xts__[0]=68.ARAobxwyG7RoIGaORqVchtUc1hsT-l993SufLC7wdhvG-TeKcF0tUfGXrco_WniGzrmvpxd0ARKul9xMAy7o_VE_a_PAfz7OnMJA5-Z_7Ax2w13GZGfoihpAgc7yF7RsEp9Q2CNlJWKcM4nEjd_cwfNctaIWlaXuOMAGKL2InsAJbGbJ-aA3do7uJ0RYZ3t9u_CVPgEv2YbQtf0slSpFikfNmSxQ-YhIQ4aEUi-tNZzfh6aUgG1onRYdMY_1b5KzNWn8VPYbzATg0DOg7CUnK1OQAJggAe4s1uGJbd9TRaktNf5g4qyZAd9Z0nw2sNf409Er-VmnPdEUuMXknm0uWQ&__tn__=-R