Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier dhe Leutrim Fishekqiu, drejtor i Organizatës Joqeveritare “Autostrada Biennale”, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për projektin “Ndërtimi i urave përmes artit dhe kulturës: Programi i shkëmbimit kreativ ShBA – Kosovë”.
Përmes kësaj marrëveshje, artistë botërorë do të vijnë në Kosovë për t’i promovuar veprat e tyre.
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se artistë të mirënjohur nga Amerika do të performojnë në Prishtinë, duke e quajtur këtë diplomaci kulturore.
“Sot e kemi një ditë me interes të veçantë ku po e nënshkruamë një marrëveshje ‘Autostrada Biennale’. Kjo kontratë nënkupton se bashkëpunimet që i kemi pas do të vazhdojnë edhe më tutje në aspektin e artit dhe kulturës ku do të sjellim artistë të mirënjohur amerikan që do të performojnë në kryeqytet”, tha Rama.
“Do të bëjnë diplomaci kulturore e kështu do të njihemi me këta artistë botërorë”, tha tutje Rama.
E ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, tha se artistët që do të vijnë në Kosovë, me vete do të sjellin edhe këndvështrime të artit të tyre amerikan.
Madje sipas tij, ata do të mundohen të krijojnë dialog që synon t’i rrënojë të gjitha barrierat.
“Me të vërtetë jam i lumtur që dua të theksoj së përmes kësaj marrëveshje do të mundohemi të sjellim një mostër të larmishme të artit amerikan. Artistët cilët do të vijnë në Kosovë, me vete sjellin edhe këndvështrime të artit të tyre”.
“Gjatë qëndrimit në Kosovë do të krijojnë dhe do të ekspozojnë veprat e tyre prandaj e mirëpres këtë sinergji të ndjenjave amerikane me ato kosovare dhe ata do të angazhohen në tërë vendin”, tha Hovenier.
“Meqenëse po flasim artit ata do të mundohen të krijojnë dialog që synon t’i rrënojë të gjitha barrierat”, tha tutje Hovenier./EO/