image Nënkryetari i Listës Serbe pjesë e sanksioneve të ShBA-së kundër grupit të krimit të organizuar në veri - Sinjali

Nënkryetari i Listës Serbe pjesë e sanksioneve të ShBA-së kundër grupit të krimit të organizuar në veri

news image

Milan Radojiçiq, nënkryetar i subjektit politik Lista Serbe është pjesë e sanksioneve që ShBA-ja, përkatësisht Departamenti i Thesarit sot vendosi ndaj grupit të krimit të organizuar që operon në veri të Kosovës.

Lista përfshin edhe bosin e krimit në veri, Zvonko Veselinoviqin dhe vëllain e tij Zharko Veselinoviq.  

Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të ShBA-së sot ka targetuar 16 individë nga 24 etnitë në disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë njofton kjo zyrë përmes një komunikate për media.

Në komunikatë thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontroll të disa bizneseve në disa rajone.

Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë: Marko Rosiq, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin