image Nënkryetari i Bujanocit ftohet në Polici, shkak vendosja e flamurit kombëtar te përmendorja e dëshmorit shqiptar

Rajon

Nënkryetari i Bujanocit ftohet në Polici, shkak vendosja e flamurit kombëtar te përmendorja e dëshmorit shqiptar

news image

Nënkryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, është ftuar në Policinë e Bujanocit me ftesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas tij kjo ftesë ndërlidhet me heqjen e flamurit serb dhe vendosjen e atij kombëtar, tek varri i dëshmorit Fatmir Ibishi, në Konçul të Bujanocit.

Unë, si nënkryetar i komunës, do të paraqitem sipas ftesës zyrtare në institucionin ku më është bërë thirrja dhe do të ripërsëris qëndrimin tim lidhur me këtë ngjarje. Përsëris se vendosja e flamurit të Serbisë në atë lokacion paraqet një provokim për komunitetin dhe reagimi im ka qenë konform menaxhimit sa më të mirë dhe në qetësi të kësaj situate”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook. /Gazeta Sinjali/