Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Podujevë, policia njofton se burri ka rrahur gruan e tij, pasi kjo e fundit ushtroi dhunë fizike ndaj fëmijëve.
“Është arrestuar e dyshuara femër e cila pas një mosmarrëveshje në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj, pastaj në rast ishte përfshi edhe bashkëshorti i saj i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim prokurori i shtetit të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit për 48-orë. /Gazeta Sinjali/