image Nëna monstër, ia dorëzoi vajzën pedofilit, për inat të ish-burrit

Nëna monstër, ia dorëzoi vajzën pedofilit, për inat të ish-burrit

news image

Ia rrëmbeu vajzën 4 vjeçe, ish-partnerit të saj dhe ia dorëzoi pedofilit. 23-vjeçarja Carmen Howe, u arrestua nga policia amerikane e New Orleans, pasi e gjetën vajzën qindra kilometra larg shtëpisë së saj, teksa duhet të ndodhej me të atin.

Pas denoncimit të burrit, nisën kërkimet, të cilat vërtetuan se vajza ishte në duart e një pedofili në Texas, duke bërë që të nisin kërkimet për ta shpëtuar.

Druhej se burri mund t’i bënte diçka të keqe, apo ta shiste te pedofilë të tjerë, duke e përdorur për të prodhuar materiale pornografike.

Kështu agjentët zbuluan një trafik të vërtetë qeniesh njerëzore, ku ishin përfshirë edhe të mitur të tjerë.

Vogëlushja i ishte besuar të atit nga gjyqtari, por nëna nuk e kishte pranuar kurrsesi një situatë të tillë, kështu me rrëmbimin e vajzës dhe dorëzimin në duart e pedofilit, kishte menduar që të ndëshkonte ish-partnerin.

Gjatë arratisë në mes të muajit korrik, Carmen, kishte telefonuar ish-in dhe në këtë mënyrë arriti të lokalizohej nga policia. Tashmë ajo akuzohet për prostitucion, rrëmbim dhe thyerje të urdhrit të mbrojtjes.