image Prizren, nëna raporton në Polici se i janë zhdukur dy fëmijët

Siguri

Prizren, nëna raporton në Polici se i janë zhdukur dy fëmijët

news image

Një grua nga Prizreni, gjatë ditës së djeshme i ka denoncuar në Polici si të zhdukur dy fëmijë të saj, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia, ajo ka deklaruar se fëmijët e saj kanë dalë nga shtëpia më 16 prill dhe që nga ajo ditë nuk ka asnjë informacion për fatin e tyre,

Sipas saj fëmijët janë larguar nga shtëpia rreth orës 12:00, para dy ditësh.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka njoftuar se prokurori ka udhëzuar që rasti të hetohet si “person i zhdukur”.

/GazetaSinjali/