image Nëna e Rita Orës rrëfen për betejen e vështirë me kancerin

Nëna e Rita Orës rrëfen për betejen e vështirë me kancerin

news image

Nëna e Rita Orës ka rrëfyer së fundmi si një e mbijetuar e kancerit të gjirit, momentet e para kur iu bë e ditur se vuante nga kjo sëmundje.

Në një intervistë, Vera u shpreh se ndjeu frikë për të ardhmen. “Ka qenë një shok i papritur, se në ato momente nuk mendon se do të prekesh nga kjo sëmundje e tillë. E keqja është se gjithë jeta të ndryshon menjëherë dhe fillova ta pyes veten a do të mbijetoj?, tha Vera.

Nëna e këngëtares së suksesshme u shpreh më tej se ia doli mbanë vetëm falë përkrahjes së familjes, ndërhyrjes së menjëhershme, si dhe vullnetit për të vazhduar jetën.

“Ka qenë lajm i vështirë për të gjithë, mirëpo e kam pas përkrahjen e bashkëshortit dhe familjes, si dhe ndërhyrjen e menjëhershme për të gjitha masat e duhura për trajtim, që në rastin tim fatmirësisht rezultoi me sukses.

Trajtimet të cilat mora për këtë sëmundje kanë qenë të gjata dhe të vështira, u fokusova diku tjetër në mënyrë që ta largoja vëmendjen prej sëmundjes. Në vazhdimin e studimeve për përfundimin e diplomës si doktoreshë, në Angli. Kam kaluar provimin shtetëror gjatë trajtimit dhe kjo më bëri krenare për suksesin tim personal”, tha Vera Ora.

/Gazeta Sinjali/