Pasditen e djeshme një nënë nga fshati Bosce i Kamenicës e shqetësuar ka raportuar në Polici se e bija 42-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet gjë për fatin e saj, rapaorton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se mëngjesin e sotëm, gruaja e zhdukur u kthye në shtëpi me ç’rast u njoftua edhe Policia, në mënyrë që t’i ndërpresin kërkimet për të.
Gruaja që denoncoi rastin deklaroi në Polici se vajza e saj është në gjendje të mirë dhe nuk ka dyshime se ajo mund të jetë keqpërdorur nga ndonjë person. Po ashtu sipas saj, nuk vërehen shenja të dhunës në trupin e 42-vjeçares.