image Nedved nuk e përjashton mundësinë e një tregtie mes dy yjeve

Futboll

Nedved nuk e përjashton mundësinë e një tregtie mes dy yjeve

news image

Pavel Nedved, zëvendës presidenti i Juventus, është takuar në Montekarlo me agjentin e njohur Mino Raiolan, transmeton Sinjali Sport.

Sipas “Tuttosport”, të dy kanë folur për Gianluigi Donnarumma, por edhe për Paul Pogba.

Portieri do të lirohet me kosto zero në fund të qershorit nga Milan, ndërsa mesfushori ka dëshirë të largohet nga United.

Nëse CR7 do të kërkojë të kthehet te “Djajtë e Kuq”, nuk duhet përjashtuar një përfshirje në operacion të francezit, i cili do të kthehej në Torino. /Gazeta Sinjali Sporti/