Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë vizitës në Greqi ka takuar ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias.
Bislimi tha se gjatë takimit u diskutua thellimi i marrëdhënieve në mes të dy vendeve, marrëdhënie këto të cilat i quajti “tashmë të shkëlqyera”.
“Në zemër të Greqisë, takova @NikosDendias. Diskutuam se si të thellojmë marrëdhëniet tona tashmë të shkëlqyera. Ndërtimi i urave të bashkëpunimit, me një vend mik dhe partner si Greqia, është synimi ynë.
Gjithashtu përforcova mesazhin e solidaritetit që vjen nga Kosova, pas aksidentit tragjik hekurudhor.
E njoftova ministrin Dendias për zhvillimet në rrugëtimin e Kosovës në proceset integruese evropiane dhe hapat e ndërmarrë si dhe procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel”, ka shkruar Bislimi.