image Në Vlorë, zbulohet shtatorja e Hasan Prishtinës

Shqipëri

Në Vlorë, zbulohet shtatorja e Hasan Prishtinës

news image

Nga dita e sotme, Vlora do të ketë pamje tjetër, kjo sepse sot është zbuluar shtatorja e veprimitarit të çështjes kombëtare, Hasan Prishtina.

Në këtë ceremoni përveç qytetarëve morrën pjesë edhe politikanë e klerikë fetarë nga Kosova e Shqipëria.

Pjesë e kësaj ceremonie, ishte edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili tha se “simbolikë shumë e veçantë sot ishte edhe fakti se shtatoren e Hasan Prishtinës nga Prishtina në Vlorë e dërguan ushtarët e Ushtrisë së Kosovës, paraardhësve të të cilëve u kishte prirë Hasan Prishtina, Isa Boletini e Idriz Seferi, 110 vjet më parë“.

Hasan Prishtina, ishte njëri ndër ideologët kryesorë të çlirimit dhe bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Vepra dhe tërë jeta e tij kanë qenë të lidhura me fatin e kombit e atdheut. 

/GazetaSinjali/