image Në vendlindjen e koronavirusit, dje u shënuan raste të reja sa në Kosovë

Shëndetësi

Në vendlindjen e koronavirusit, dje u shënuan raste të reja sa në Kosovë

news image

Në vendin e origjinës së virusit u shënuan raste me koronavirus sa në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali. Gjatë 24 orëve të fundit, në shtetin aziatik ka patur një tjetër shpërthim të koronavirusit, duke rikthyer sërish disa zona në karantinë.

Në 24 orët e fundit, u regjistruan 49 raste në total, 36 prej të cilave rezultuan në Pekin, po ashtu edhe në Kosovë dje u konfirmuan 49 raste me koronavirus.

Kështu, Superliga Kineze e Futbollit, e cila do të niste sezonin e ri në javët e para të muajit qershor, duhet të presë. Me situatën e krijuar, kampionati në Kinë është parashikuar të fillojë në ditët e para të korrikut.

Ndërsa masat në Kosovë nuk parashikohen të kthehen në pikën zero, vetëm në rast se vazhdon mospërfillja e rekomandimeve të IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/