Në Turqi nga java e ardhshme do të rrallohen fluturimet në katër destinacione kineze. Kjo për shkak të një rënie të konsiderueshme të kërkesave për të udhëtuar.
Kërkesat e zvogëluara kanë ardhur pas shpërthimit të koronavirusit, epiqendra e të cilit është në qytetin Wuhan të Kinës, transmeton Gazeta Sinjali.
“Masa, e caktuar për datat 5-29 shkurt, përfshin fluturimet e planifikuara të kompanisë kombëtare për kryeqytetin Pekin, Guangzhou, Shanghai, dhe Xian,”, ka thënë zyrtari për marrëdhënie me mediat i Turkish Airlines, Yahya Ustun./Gazeta Sinjali/