image Në Turqi numri i të shëruarve nga koronavirusi shkon në mbi 200 mijë

Botë

Në Turqi numri i të shëruarve nga koronavirusi shkon në mbi 200 mijë

news image

Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore, bilanci i fundit i publikuar në Turqi tregon se numri i të shëruarve nga koronavirusi ka arritur në shifrën 202 mijë e 10.

Mesatarisht 1 mijë pacientë në Turqi shërohen nga koronavirusi çdo ditë dhe pothuajse po aq raste të reja raportohen, tha ministri i Shëndetësisë i vendit, Fahrettin Koca.

Gjatë ditës së shtunës, gjithsej 997 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi, duke e çuar totalin në 202 mijë e 10 pacientë të shëruar paraprakisht të testuar pozitiv ndaj këtij virusi.

“Synimi ynë: Rritje të numrit të të shëruarve, rënie e numrit të rasteve të reja”, shtoi Koca.

Numri i rasteve me COVID-19 në Turqi arriti në 219 mijë e641, me 924 raste të reja në 24 orët e fundit.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi arriti në 5 mijë e 491, me 16 të vdekur në 24 orët e fundit, , transmeton Anadolu Agency (AA). Turqia ka kryer mbi 4,27 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa vetëm gjatë ditës së fundit ka kryer 41 mijë e 310 teste./ Gazeta Sinjali/