image Në Turqi mbi 50 mijë raste ditore me COVID-19

Evropë

Në Turqi mbi 50 mijë raste ditore me COVID-19

news image

Numri i rasteve ditore me COVID-19 në Turqi ka arritur në mbi 50.000 dhe kjo ka shtyrë presidentin turk Tayyip Erdogan të urdhërojë shtrëngimin e masave këtë javë, pak para se të nisë periudha më vitale e turizmit.

Aktualisht, Turqia radhitet e katërta në nivel global për numër të rasteve ditore me koronavirus.

Ankaraja zyrtare ka fajësuar respektimin e ulët të masave kundër COVID-19 dhe kjo ndikoi që më 29 mars të shpallë mbylljen përgjatë vikendit dhe po ashtu të ndalojë mbajtjen e iftareve nëpër restorante gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit i cili fillon më 13 prill./Gazeta Sinjali/