image Në Tiranë zbulohet një bombë 500 kg e Luftës së Dytë Botërore

Shqipëri

Në Tiranë zbulohet një bombë 500 kg e Luftës së Dytë Botërore

news image

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se një bombë me peshë 500 kilogram e Luftës së Dytë Botërore, është gjetur në ish-fushën e aviacionit në Tiranë dhe është zhvendosur në poligonin e Bizës, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç ka njoftuar Xhaçka, bomba është demoluar në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt.

Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit”, ka shkruar Xhaçka në Facebook. “Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt”, deklaroi Xhaçka./Gazeta Sinjali/