Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Kosovë është shënuar me protesta.
Në Prishtinë është mbajtur një protestë e organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës.
Por, të njëjtat probleme siç duket kanë edhe punëtorët në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, të cilët po ashtu marshuan shesheve, duke kërkuar të drejtat e tyre të cilat iu mungojnë.
Në Tiranë, protestuesit nisën marshimin nga sheshi “Skënderbej”, ndërsa vazhduan drejt Kryeministrisë.
Me pankarta në duar qytetarët kërkuan punë dhe paga të mira për të përballuar jetesën në Shqipëri dhe çmimet që po rriten nga dita ditës.
Po ashtu, nën tingujt e këngës “Bella Ciao”, mijëra punonjës protestuan sot në Shkup për rritjen e pagave dhe kushte më të mira në punë, duke shënuar kështu 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.