image Në spitalin e Tiranës dërgohen edhe dy të pajetë, shkon në 15 numri i të vdekurve

Kosovë

Shqipëri/ Në spitalin e Tiranës dërgohen edhe dy të pajetë, shkon në 15 numri i të vdekurve

news image

Në Spitalin e Traumës në Shqipëri janë sjellë edhe dy persona të vdekur: Arjela Lala, 5 vjeç dhe Selvie Lala, 70 vjeç.

Shtabi i Emergjencave Civile në Shqipëri thonë se me këtë bëhen 15 të vdekur si pasojë e goditjeve të fuqishme të tërmeteve në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq raportohet për 28 persona që janë shpëtuar deri tani.

Për tërmetet tragjike që e goditën Shqipërinë, shumë shtete kanë nisur ekipet e tyre për ndihmë, në mesin e tyre edhe Kosova.

Përveç tri ekipeve të FSK-së, në Shqipëri kanë shkuar edhe Policia e Kosovës. /Gazeta Sinjali/