Në Spitalin e Sëmundjeve Infektive po trajtohen 47 pacientë me koronavirus.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, drejtori i këtij spitali, Nysret Hajrullahu. Ai tha se 19 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi.
“47 pacientë po trajtohen në Spitalin e Sëmundjeve Infektive dhe në reparte ndihmëse të tjera, ndërsa 19 prej tyre janë në oksigjenoterapi”, tha Hajrullahu.
Ai shtoi se janë edhe 20 pacientë të tjerë të shtrirë të cilët po presin për rezultatet pasi janë testuar për koronavirus. /Gazeta Sinjali