image Në Spitalin e Gjilanit krisin këngët tallava

Kosovë

Në Spitalin e Gjilanit krisin këngët tallava

news image

Ekrani që supozohet të shërbejë për qëllime informuese të qytetarëve në Emergjencën e Përgjithshme të Spitalit të Gjilanit, po përdoret për të dëgjuar muzikë.

Në një video në ekranin që supozohet t’iu shërbejë qytetarëve, shfaqen pamje të një kënge e lidhur në televizor nga kanali YouTube.

Në ekran shihet butoni “autoplay” tashmë i aktivizuar, që nënkupton videot tjera me muzikë do të lëshohen porsa aktualja të përfundojë, raporton Express.

Nuk dihet nëse muzika është lëshuar nga stafi mjekësor ose nga pacientët.