Ekrani që supozohet të shërbejë për qëllime informuese të qytetarëve në Emergjencën e Përgjithshme të Spitalit të Gjilanit, po përdoret për të dëgjuar muzikë.
Në një video në ekranin që supozohet t’iu shërbejë qytetarëve, shfaqen pamje të një kënge e lidhur në televizor nga kanali YouTube.
Në ekran shihet butoni “autoplay” tashmë i aktivizuar, që nënkupton videot tjera me muzikë do të lëshohen porsa aktualja të përfundojë, raporton Express.
Nuk dihet nëse muzika është lëshuar nga stafi mjekësor ose nga pacientët.