image Në shënimin e administrimit të një milion vaksinave antiCOVID, Vitia viziton Obiliqin

Shëndetësi

Në shënimin e administrimit të një milion vaksinave antiCOVID, Vitia viziton Obiliqin

news image

Në shënimin e administrimit të një milion vaksinave kundër COVID-19, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar qendrën e vaksinimit në Obiliq.

Ministri Vitia falënderoi ekipet e vaksinimit për angazhimin e qëndrueshëm dhe punën e palodhshme në administrimin e kapaciteteve të planifikuara për vaksinim.

Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook ka shkruar se vaksinimi në këtë qendër po vazhdon me intensitet të lartë.

Ministri Vitia ka konfirmuar se në stoqet e Ministrisë së Shëndetësisë ka doza të mjaftueshme të vaksinës kundër COVID-19 dhe se të gjitha janë të sigurta dhe efektive.

Për fund, ministri ka shtuar se vaksinimi nënkupton më të mirën për ne, për të dashurit tanë dhe për vendin. /GazetaSinjali/