image Në Serbi të shqetësuar: ‘Jovic po e shkatërron karrierën e tij’

Futboll

Futboll/ Në Serbi të shqetësuar: ‘Jovic po e shkatërron karrierën e tij’

news image

Ylli serb, Luka Jovic që nga kalimi i tij tek Real Madrid nuk ka arritur të tregoj cilësitë e tij që i kishte tek Frankfurt.

Pas pezullimit të futbollit për shkak të koronavirusit, Luka Jovic u largua nga Madridi dhe shkoi në Serbi, transmeton Gazeta Sinjali.

Pasi erdhi në Serbi, Jovic shkeli rregullat e karantinës dhe bëri një festë në vendin ku po qëndronte.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq u shprehë se ai arrestohet nëse nuk i respekton rregullat sikurse të gjithë të tjerët.

Ish-trajneri i tij serb, Dragoslav Stepanovic beson se Jovic po e shkatërron karrierën e tij.

‘Jovic po punon kundër vetës së tij. Ai ishte me fat që Adi Hutter i dha shansën që të luaj për Eintrachtin dhe bëri transfeirmin më të madh në histori të Serbisë duke shkuar në Real Madrid. Unë nuk mund ta besoj se çka po i bën ai vetës’, u shprehë ai fillimisht për ‘Kurir’.

‘Unë nuk e di, Luka sigurisht nuk po mendon për vetën’, përfundoi Stepanovic.

Jovic u arsyetua për festën duke thënë se nuk i ka ditur mirë rregullat e izolimit./Gazeta Sinjali/