Ylli serb, Luka Jovic që nga kalimi i tij tek Real Madrid nuk ka arritur të tregoj cilësitë e tij që i kishte tek Frankfurt.
Pas pezullimit të futbollit për shkak të koronavirusit, Luka Jovic u largua nga Madridi dhe shkoi në Serbi, transmeton Gazeta Sinjali.
Pasi erdhi në Serbi, Jovic shkeli rregullat e karantinës dhe bëri një festë në vendin ku po qëndronte.
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq u shprehë se ai arrestohet nëse nuk i respekton rregullat sikurse të gjithë të tjerët.
Ish-trajneri i tij serb, Dragoslav Stepanovic beson se Jovic po e shkatërron karrierën e tij.
‘Jovic po punon kundër vetës së tij. Ai ishte me fat që Adi Hutter i dha shansën që të luaj për Eintrachtin dhe bëri transfeirmin më të madh në histori të Serbisë duke shkuar në Real Madrid. Unë nuk mund ta besoj se çka po i bën ai vetës’, u shprehë ai fillimisht për ‘Kurir’.
‘Unë nuk e di, Luka sigurisht nuk po mendon për vetën’, përfundoi Stepanovic.
Jovic u arsyetua për festën duke thënë se nuk i ka ditur mirë rregullat e izolimit./Gazeta Sinjali/