image Në Serbi sot mbahet referendumi, serbët e Kosovës do të votojnë atje

Politikë

Në Serbi sot mbahet referendumi, serbët e Kosovës do të votojnë atje

news image

Pasi Kosova nuk e lejoi mbajtjen e referendumit serb në territorin e saj, zyrtarë nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë  kanë arritur marrëveshje me disa kompani kosovare për transportin e serbëve të Kosovës në Serbi, ku do të mund të votojnë.

Sinjali mëson se këta operatorë ekonomikë të transportit (emra të njohur për redaksinë) kanë bërë marrëveshje me udhëheqësit e kësaj zyreje, që t’i dërgojnë serbët e Kosovës në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë e Vranjë që të votojnë për referendumin serb.

Dje pas një seance të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Kurti, në Kuvend u miratua rezoluta e cila e ndalon mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

/GazetaSinjali/