Rritja e çmimeve pritet të jetë temë për debat parlamentar në seancën e ardhshme të Kuvendit, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili tha se ky debat është thirrur nga ky grup parlamentar.
“Në këtë seancë si temë e rendit të ditës do të jetë debati i thirrur nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për ngritjen e çmimeve enorme… Një temë që për neve është ndër temat themelore që duhet të adresohet, një temë që duhej të trajtohej seriozisht edhe nga shumica parlamentare, nga Qeveria”, tha Tahiri.
Po ashtu, ai bëri të ditur se në rend dite të seancës së radhës do të jetë një numër i madh i marrëveshjeve ndërkombëtare.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nuk ka marrë pjesë Grupit Parlamentar i Listës Serbe./GazetaSinjali/