image Në Rusi dezinfektimi po bëhet me motorë reaktiv

Shëndetësi

Covid-19/ Në Rusi dezinfektimi po bëhet me motorë reaktiv

news image

Rusia raporton një rritje të ndjeshme të rasteve te reja me Covid-19, transmeton Gazeta Sinjali.

Një qytet rus në rajonin e Siberisë ka vënë në jetë një ide origjinale për të dezinfektuar sa më shumë hapësira publike nga rreziku i koronavirusit.

Prej ditësh, motori reaktiv i një aeroplani bombardues zhurmon në rrugët e qytetit, duke shpërndarë avuj për të ndaluar infeksionin.

“Për idenë u bazova te një video se si e luftonin koronavirusin në Kinë. Atje përdornin disa mjete të vogla dhe shumë persona për të krijuar avuj dezinfektues, ndërsa ne arritëm në këtë zgjidhje,” tregon realizuesi i projektit, një ndërtues në qytetin e Çeljabinskit.

Banorët e kanë përshëndetur nismën ndërsa përhapja e virusit në qytet mbetet e ulët.

“Dezinfektimi mendoj se është i mirë për shëndetin tonë, le ta bëjnë përsëri. Do më pëlqente më shumë të dezinfektonin komplekset e pallateve, dyert, dorezat e dyerve. Edhe ky opsion vlen,” shprehen qytetarët.

Megjithëse i rezistoi valës së epidemisë në fillimet e saj, Rusia tani raporton mbi 15 mijë raste të personave me koronavirus dhe një bilanc me mbi 130 të vdekur, duke nisur nga java e fundit e marsit.

Vendi po aplikon masat të ndalim-qarkullimit, javën e ardhshme autoritetet pritet të prezantojnë një sistem për leje-daljet e qytetarëve./Gazeta Sinjali/