Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pranuar vendimin nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me përcaktimin e orarit për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private.
Në Komunën e Rahovecit, orari i ndalimit të qarkullimit vazhdon të jetë i njëjtë, nga ora 17:00 deri në orën 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.
Gjatë periudhës së ndalimit të qarkullimit, mundësohet qarkullimi i operatorëve ekonomik të klasifikuar sipas kodeve NACE.
Kryetari Latifi fton qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, pasi vetëm kështu mund të ruajnë shëndetin e tyre. /Gazeta Sinjali/