image Në Prizren, vetura e godet një person dhe i shkakton lëndime trupore

Siguri

Në Prizren, vetura e godet një person dhe i shkakton lëndime trupore

news image

Në rrugën e “Flamurit” në Prizren, një person është goditur nga vetura, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës kanë njoftuar se shoferi nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti, pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin e PK-së.

/GazetaSinjali/