Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se si një kazino në Prizren ka promovuar aktivitetin e saj në Instagram, ndonëse veprimtaria e tyre është ndaluar nga institucionet në Kosovë. Por kjo kazino, pas raportimit të Sinjalit, e ç’aktivizoi llogarinë e saj në Instagram.
Një sinjalizues i tha Sinjalit se i kishte shkruar “Royal Kasinos” me një llogari fals, por ata i kishin thënë se duhet të ketë ‘profil original’.
“Përshëndetje, në cilin vend ndodheni dhe sa kushton për të hyrë?“, e ka pyetur sinjalizuesi.
“Në Prizren është vendi“, i është kthyer përgjigje nga kazinoja.
“Qysh muna me ardh deri atje? Çfarë rruge a lagje?“, ka thënë sinjalizuesi.
“Mas pari shkruj niherë me profil original, se fake pom dokesh, tani bisedojmë“, ka thënë personi që e ka pasur hapur llogarinë e kazinos.
“Dikush m’tha vlla që te ju mujm me lu. S’kom hiç unë instagram origjinal. Kur vi shihemi aty, s’po di kan me vet“, insiston sinjalizuesi që të marrë informacione.
“Shkaku i sigurisë duhesh me shkrujt me profil origjinal, ndryshe s’ban, tung”, kanë kthyer përgjigje nga kazino.
Gazeta Sinjali ka publikuar edhe pamje, ku shihet, se numri i klientëve është mjaftë i madh, ndërsa nga Policia kanë thënë që do ta trajtojnë si rast por që njëherë nuk kanë informacione. /GazetaSinjali/