image Në pritje të aktgjykimit të Kushtetueses, vjen një reagim nga kabineti i Kurtit

Kosovë

Politikë/ Në pritje të aktgjykimit të Kushtetueses, vjen një reagim nga kabineti i Kurtit

news image

Erzen Veaniqi, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit ka shkruar sot për vendimin që pritet ta marrë Gjykata Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit për mandatarin.

Vraniqi ka shkruar në Facebook se kanë kërkuar nga Kushtetuesja që të interpretojnë vendimin e presidentit Hashim Thaçi për presidentin, që të dihet nëse bjen apo jo ndesh me Kushtetutën.

Ai ka thënë se nuk kanë kërkuar që të bëhet rishikim.

Gjykata Kushtetuese pritet që para datës 29 maj të marrë vendim lidhur me dekretin për nominimin e Avdullah Hotit për kryeminsitër. /Gazeta Sinjali/