image Në prag të zgjedhjeve Kurti zbut qëndrimin karshi simboleve të Kosovës

Kosovë

Deklaratë/ Në prag të zgjedhjeve Kurti zbut qëndrimin karshi simboleve të Kosovës

news image

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, pas një tubimi me bashkatdhetarë në Berlin të Gjermanisë ka folur për simbolet shtetërore të cilat është shprehur se i respekton.

“Nëse në Ballkan jemi të ndarë nëpër shtete. Mërgata jonë është e bashkuar dhe ne këtë edhe e duam dhe e respektojmë. Himni tjetër është pa tekst s’e këndon dot. Mendoj që mirë është kështu siç është në këtë organizmin”, është shprehur Kurti duke folur për intonimin e vetëm himnit kombëtar.

“I respektoj simbolet e institucionet në Kosovë dhe flamurin e himnin e Kosovës do t’i respektoj nesër-pasnesër si kryeministër”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se në të kaluarën Kurti kishte thënë se simbolet e Kosovës, VV nuk i përdorë në zyrat dhe shtëpitë e tyre. “Jemi të bindur se flamuri kuq e zi na ka sjellë deri këtu “, ishte shprehur ai.