image "Ne po e shkarkonim mishin, policia na pengoi", versioni i mishtores në Prishtinë për përleshjen e pronarëve me policinë

Siguri

“Ne po e shkarkonim mishin, policia na pengoi”, versioni i mishtores në Prishtinë për përleshjen e pronarëve me policinë

news image

Gazeta Sinjali raportoi se Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në rrugën “Nazim Gafurri”, me arsyetimin se kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrave të tyre.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor.

“Policia ka qenë duke larguar disa vetura nga parkingu që gjendet afër një mishtoreje dhe pastaj aty ka ndodhë keqkuptimi. Pronarët e mishtores e kanë pengu policinë t’i kryej detyrat dhe kanë pasë sjellje agresive” tha Borovci.

Por, cili është versioni i mishtores?

Një punëtore e mishtores, e cila ka dashur që të mbetet anonim edhe emrin i mishtores ka thënë për Gazetën se tre pronarët e mishtores që u arrestuan mëngjesin e sotëm, ishin penguar nga policia.

Ajo tha se pronarët, të cilët janë nga e njëjta familje, kanë qenë duke shkarkuar mishin para lokalit, por puna e tyre është ndërprerë nga policia.

Sipas saj, për shkak se policia nuk i ka lënë që ta kryejnë punën e tyre në lokalin e tyre ka ardhur deri te përleshja e tyre me zyrtarët policorë.

“Arsyeja është se ne kemi qenë duke e shkarkuar mishin aty para lokalit edhe asgjë tjetër. I kanë pengu d.m.th Policia si kanë lënë me punu në vendin e punës me shkarku mishin, edhe na nuk kemi pasur ku tjetër me shkarku qaty para lokalit është dashur sepse nuk kemi  pasur vend tjetër kund edhe kaq“, tha një familjare.

Ajo njoftoi se tre familjarët e saj, pronarë të mishtores, janë liruar sot./Gazeta Sinjali/