image Kapen 3 të dyshuarit që sulmuan zyrtarët policorë në Prishtinë

Siguri

Kapen 3 të dyshuarit që sulmuan zyrtarët policorë në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar të cilët kishin sulmuar zyrtarët policorë para pak kohe në rrugën “Nazmi Gafurri” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali burime brenda Policisë, ku njoftuan se tre të dyshuarit kishin sulmuar policët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Rastet kur sulmohen zyrtarët e Policisë së Kosovës nuk janë të rralla dhe jo gjithmonë arrestohen dhe merren masa ndaj të dyshuarve.

/GazetaSinjali/