Policia e Kosovës ka mbajtur sot takime informuese dhe koordinuese lidhur me procesin e votimit që do të mbahet më 7 qershor.
Takimi i parë u zhvillua me drejtorë rajonalë dhe të departamenteve të Policisë së Kosovës, ndërsa i dyti me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve tjera relevante.
“Në kuadër të përgatitjeve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 7 qershorit, Policia e Kosovës ka mbajtur sot takime informuese dhe koordinuese me strukturat e saj drejtuese dhe me përfaqësues të institucioneve relevante vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Takimi i parë u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë nga ora 13:15, me drejtorët rajonalë dhe drejtorët e departamenteve të Policisë së Kosovës, ku u diskutua për planifikimet operative, masat e sigurisë dhe angazhimet policore në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor të qetë dhe të sigurt në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.
“Në takimin e dytë nga ora 14:15 morën pjesë përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si dhe përfaqësues të organizatave dhe misioneve ndërkombëtare që monitorojnë dhe mbështesin procesin zgjedhor. Gjatë këtij takimi u prezantuan përgatitjet policore, masat e planifikuara të sigurisë dhe mekanizmat e koordinimit ndërinstitucional për ditën e zgjedhjeve”.
Në këto takime u prezantuan edhe detyrat operative, përgjegjësitë dhe aktivitetet koordinuese para, gjatë dhe pas procesit të votimit.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, theksoi rëndësinë e angazhimit profesional dhe të paanshëm të të gjithë zyrtarëve policorë, duke vlerësuar se deri më tani procesi zgjedhor është karakterizuar nga një situatë e qetë dhe pa incidente që do të cenonin sigurinë publike apo zhvillimin normal të aktiviteteve zgjedhore”.
“Gjatë takimeve u prezantuan gjithashtu detyrat operative, përgjegjësitë institucionale dhe aktivitetet koordinuese që do të ndërmerren para, gjatë dhe pas procesit të votimit, me fokus të veçantë në ruajtjen e rendit publik, s
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!