Bashkatdhetarët që kanë filluar të kthehen në vendet e Evropës, sot po presin më shumë se 3 orë në kolonat që janë formuar deri në 1000 metra në Merdar, njofton Gazeta Sinjali.
Ndërkaq, pritja për të hyrë përmes kësaj pike kufitare është më shumë se një orë.
Ndërkohë, gjendja në pikat tjera kufitare është më e qetë dhe nuk ka pritje të gjata për në dalje dhe as në hyrje.
Mërgimtarët dje në mesditë prisnin deri në 5 orë në Merdar për t’u larguar nga Kosova./GazetaSinjali/